Basha- kritikëve: Dora ime mbetet e shtrirë, por kurrë më nuk do të…

0
146

Kryetari demokrat, Lulzim Basha, kishte sot një mesazh për të gjithë demokratët. Por ai u ndal edhe te ata që kanë luftuar kundër PD.

“Sot gjithashtu kam një thirrje për të gjithë ata që e kuptojnë rrezikun që ky regjim përbën për demokracinë, dhe ndër vite kanë kontribuar për Partinë Demokratike. Kjo është dhe mbetet shtëpia juaj. Nëse doni të jepni kontributin tuaj, apo të ktheni në shërbim ndaj demokratëve besimin që demokratët ju kanë dhënë ndër vite, jeni të mirëpritur.

Nga ana tjetër kam edhe një mesazh për të gjithë ata, që për një motiv apo për një tjetër kanë parë të arsyeshme të luftojnë më shumë kundër Partisë Demokratike se sa kundër Ramës:

Dora ime do të mbetet përherë e shtrirë nëse doni t’i bashkoheni aksionit tonë, dhe t’i ktheheni vlerave tona, por kurrë më nuk do të kthej faqen tjetër ndaj gjithë atyre që sakrificat e demokratëve i shpërdorojnë për inate personale apo përfitime të përkohshme. 

25 prilli tregoi se demokratët janë të bashkuar dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që këtë bashkim zemrash dhe mendjesh ta drejtojmë kundër armikut të vetëm që kemi, regjimit Rama-Doshi. 

Demokrate dhe demokratë, në 25 prill shqiptarët na mbështetën sepse panë mundësinë e një ndryshimi real përmes Partisë Demokratike. 

Kjo dëshirë, kjo etje për ndryshim nuk është vrarë, energjitë për të luftuar për këtë ndryshim nuk janë shteruar, horizonti i një të ardhme më të mirë është ende në sytë e shqiptarëve. 

Unë jam i bindur që ata nuk do ta humbasin besimin, sepse ne nuk do ta humbasim besimin tek vetja dhe tek Partia Demokratike,” tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here