Meta ‘ngre’ alarmin: Shpërthimi i kanabisit në vit zgjedhor është traditë e njohur, përdoret si mjet përfitimi nga grupet kriminale

0
88
Presidenti Ilir Meta ka ngritur alarmin e shpërthimit të kanabasit gjatë një viti zgjedhor në Shqipëri duke theksuar se kjo tashmë është një traditë e njohur.
Meta shkruan se ky fenomen përdoret si mjet përfitimi nga grupet kriminale që marrin më pas kontrollin elektoral të qarqeve.

Postimi i plote:

Shpërthimi i kanabisit në vit zgjedhor është traditë e njohur tashmë për t’u përdorur si mjet përfitimi për grupet kriminale që marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve të caktuara por edhe si mjet shantazhi ndaj shumë hallexhinjve që në mungesë të mbështetjes shtetërore për aktivitetet bujqësore, blegtorale, të agrobiznesit dhe agroturizmit janë të detyruar të bëhen punëtorë të këtyre grupeve kriminale.

Bosët e vërtetë kurrë nuk preken por shpesh për të prodhuar statistika fiktive, arrestohen gra dhe burra të moshuar si grup i strukturuar kriminal.

Ndaj ky artikull meriton vëmendje të posaçme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here