Maliqi: Ky lajm i ndezi dritën e fikur të shpresës, edhe mijëra socialistëve, të zhgënjyer deri në palcë…

0
143

Nga Lefter Maliqi

Me siguri kjo fundjavë do të jetë më e bukur, pas lajmit që qarkulloi mbrëmjen e djeshme nëpër disa media, se Presidenti do të lërë këtë post, për t’u bërë pjesë e ekzekutivit të ri që do të dalë pas 25 prillit.
E them këtë, pasi besoj fort te fuqia ekzekutive e Ilir Metës, njeriut që nuk do e mbajë për herë të parë këtë post, dhe që e ka treguar se është shumë i zoti.
Me siguri që ky lajm, i ndezi dritën e fikur të shpresës, edhe mijëra socialistëve, të zhgënjyer deri në palcë nga Ramziu dhe Rilindja e tij e dalë boje.
Jam i bindur se nata e kaluar nuk i ka falur asnjë minutë gjumë Ramziut, pasi ka lexuar këtë lajm të bujshëm.
Ai e kishte të sigurt humbjen më 25 prill, por tani edhe ai vetë e di që do të dërrmohet më 25 prill.
Nuk ka asnjë dyshim, që pas këtij lajmi, LSI do të dalë forcë e dytë, ndërsa PS, e kuptoni vetë ju, E TRETA.
Nuk e paskam patur gabim, kur thashë para disa ditësh, se Ramziu nuk ka parë gjë akoma…
Fundjavë të mbarë të dashur miq dhe mbajeni gjallë shpresën, se ditë më të mira do të vijnë për këtë vend që për 8 vite ia mori shpirtin Rilindja e krimit dhe korrupsionit.
Opozita e Bashkuar = Mbi 100 mandate! Forca ??.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here