Besa, jo pas një viti, ik sa më parë!

0
144

PhD. Ilir PECNIKAJ

Ke bërë vetëm dëm motra jonë e Shqipërisë së Eperme.

Ik Besa, se qe besa do të kujtohesh shumë gjatë si një deshtake patetike, si ministreshë dhe pse nxehtë e mbrojtur.

Ik Besa se qe besa përveçse gjuhë shkalë, do të kujtohesh bashkë me Turin më shumë se çdo minister tjeter i arsimit që ka kaluar deri me sot në ate poltron.

Ik Besa, se qe besa do të kujtohesh për denigrimin e arsimit dhe denigrimin e çdo kujt që u mor me të.

Ik Besa se qe besa asht mirë që mos të kujtohesh si varrmihëse e brezit të ri dhe të një pleiade mësuesish, me kokëfortësinë tënde prej anadollakje. I ke dërguar deri buzë greminës, gropë e cila do te hapet të hënën me hapjen e dyerve të shkollave. Ik, por mos harro e tërhiq nga pas edhe Ogerten dhe pse rekordet e saj janë të pa kapshme.

Ik Besa se ndoshta ikja jote do të hapë një rreze drite e shprese për të gjithë ne, kryesisht për ata që të hënën, datë 14 shtator, janë të detyruar nga ju të mblidhen për të konsumuar, pa as me të voglen shpresë, pijaten e virusit nga ju ofruar.

Ik Besa, sepse ju jeni shumë më kamikaze se kamikazet e 11 shtatorit 2001, të cilet vranë, me vetëdije apo jo, mijra amerikanë, por të tjerët shpëtuan (si sot 19 vjet më parë) … Ju po drejtoni, jo avionet por karrocën pa frena të arsimit në humnerën e Covid-it. Do kujtohesh, dhe pse jo në një datë, por ditë të tera, javë e muaj, sepse zija juaj është një mantel që mbulon jetën dhe të ardhmen.

Ik, ik ku të duash, qoftë edhe prapa diellit, por ik…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here