Ndarja në 4 rajone, Bejko: Projekti zhbën kompetencat e Kushtetutës, Rama do që të kontrollojë gjithçka vetë

0
118

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Roland Bejko, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur për ligjin që ndan Shqipërinë në 4 rajone, deklaroi se projekti zhbën kompetencat e Kushtetutës.

Bejko tha se bashkitë e qarqet duhet që të ketë autonimi financiare, ndërsa shtoi se projekti ka cenuar kartën e autonomisë financiare.

“Miratimi i ligjit nga parlamenti tregon se ai Kuvend është kthyer në institucion të shurdhër. Presidenti ka dhënë disa argumente që janë vërtetë të mira, për të kthyer këtë ligj. Qytetarët nuk e kanë kuptuar se çfarë është ky ligj në të vërtetë. Ligji duhet të paraqitej me terminologji më të qartë. Është thënë se do jenë 3 qarqe për një rajon. Këtu ndërhyn Presidenti që thotë se është Kushtetuta që përcakton gjithçka.

Maxhoranca ka zhbërë kompetencat e kushtetutës. Autonominë financiare duhet ta gëzojnë bashkitë e qarqet. Bashkitë dhe qarqet  duhet të kenë autonomi financiare. Kushtetuta e thotë qartë dhe nuk ka nevojë të krijosh institucione apo të ketë mbivendosje. Po rrisim burokracitë për bashkitë dhe qarqet. Projekti ka cenuar kartën e autonomisë vendore. Rama po ngre struktura të centralizuara, ndërsa një vend demokratik duhet të jetë i decentralizuar. Ndarja duhet në bazë të historisë, të disa bazave kulturore të përbashkëta. Be nuk do ta pranojë projektin për ndarjen e re, sepse ka diferenca mes rajoneve”, u shpreh Bejko.

Roland Bejko vlerësoi se të tilla projekte për ndarjen e Shqipërisë në 4 rajone, bëhen nga Edi Rama, që të shtojë pushtetin e tij.

Qytetarët do jenë më të penalizuar në këtë rast. Kudo në Europë bëhet referendum, ndërsa këtu Rama bën gjithça, e bën që të kontrollojë gjithçka dhe t’i nxjerrë jashtë loje qarqet.  Edi Rama e lidh gjithçka për kontroll personal dhe jo për ndonjë zhvillim. Kjo e bën që Rama ndan fondet ku të dojë ai. Synimi është që shteti të ndërtohet në mënyrë të drejtë. Kryeministri ka futur gjithçka në xhepin e vet. Ne duam që të kthejmë gjithçka në shina institucionale. Ndarja e rajoneve prsh duhet të ishte me dialog politik mes maxhorancës dhe opozitës”, vlerësoi Bejko.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here