Shtohet skandali për ministrin Beqaj, a do japi dorëheqjen??

0
132

ilir beqajIlir Beqaj ndodhet kohët e fundit në një furtunë kritikash dhe jo vetëm nga opozita apo kundërshtarët. Tashmë atë po e sulmojnë edhe të vetët. Pa lënë mënjanë debatin e madh për testimin e mjekëve që ka hasur në kundërshtime të forta (dhe që me shumë gjasa do të dështojë), kur nuk mungojnë ankesat e qytetarëve për mungesa ilaçesh dhe shërbimit, pas skandalit të videos së të rinjve në QSUT, tashmë kanë dalë në dritë afera të tjera. Ndaj tij vijnë akuza për korrupsion dhe konflikt interesi.


Konflikt interesi ne importin e barnave?

Porsa u përket ilaçeve ishte drejtoresha e Farmacise se QSUT, Nervina Sinani që u akuzua fillimisht nga Arian Galdini për mosdhënie të barit të quajtur Avastinë. Ai hodhi dyshime se ilaçi i dhënë prej saj nuk kishte bërë asnjë efekt tek i afërmi i tij i sëmurë. Ajo që del në dritë tashmë është se Nervina Sinani është mbesa Kastriot Zotos, kryetar i shoqatës së importuesve të barnave si dhe një prej grosistëve më të mëdhenj të ilaçeve nga jashtë. A është ky një konflikt interesi?

Tenderi për helikopterin

“Ministria e Shëndetësisë… ka përcaktuar parametra të atilla që mund t’i përshtateshin vetëm mjetit të piketuar apo të rënë dakord që më parë. E thënë shkurt, tenderi duket një maskim “ligjor” për një blerje të drejtpërdrejtë dhe të paracaktuar. Një helikopter akull i ri nuk vjen dot për 30 ditë; ndërkohë që detaji “i pafajshëm” se mjeti mund të jetë edhe “paksa” i përdorur me deri 50 orë fluturimi (!), duket se e vë gishtin direkt mbi mjetin që duhet blerë. Kritere të tilla kaq specifike në një tender të hapur mbajnë erë më të rëndë se tualetet e spitaleve.”, shkruajti Dita duke iu referuar ankesave të dy firmave të tjera të mirënjohura që u skualifikuan nga gara dhe që kanë denoncuar në ambasadat përkatëse, atë amerikane dhe atë italiane hilet që sipas tyre ministria ka bërë në këtë tender. Në bazë të këtyre ankesave qëndron fakti se ministria e Ilir Beqajt e kishte paracaktuar me kohë fituesin duke vënë parametra që i plotësonte vetëm njëra kompani, “Airbus Helicopter”, që fitoi edhe tenderin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency