Ambasadori italian mesazh të fortë: Te ne ndërhyri ushtria për të vdekurit, mos e lejoni të ndodh këtu!

0
108

Situata mjaft e rrezikshme me përhapjen e virusit Covid-19 në Kosovë ka bere qe edhe diplomatët e huaj në Prishtinë që të ngrenë alarmin.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, pasi ka folur pas gjendjes së rënduar në vend si pasojë e rritjes së madhe të numrit të personave të infektuar, ka bërë edhe një paralajmërim.

Ai ngre alarmin se pavarësisht se virusi në Kosovë po shpërndahet në mënyrë shumë të shpejtë, 1/3 e qytetarëve vazhdojnë ta mohojnë dhe minimizojnë rrezikun vdekjeprurës të virusit.

Gjithashtu Orlando ka rikujtuar se Italia në fazën më të keqe kishte nxjerrë ushtrinë në rrugë për t’i dalë në ndihmë shtetit, për varrosjen e numrit të madh të viktimave.

“Në fazën më të keqe në Itali, ushtria u thirr për të përballuar numrin e madhe të viktimave dhe për t’i varrosur ata. Mbani maskën, distancën, lani duart”, ka shkruar Orlando mes të tjerave në rrjetet sociale.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here