Aleppo arrin armëpushimin, 20 mijë persona në pritje të evakuimit

0
154

Kur kanë kaluar disa orë nga njoftimi për arritjen e një marrëveshjeje të re për avakuimin e civilëve nga Aleppo, mijëra njerëz presin në dëshpërim e në kushte çnjerëzore nisjen e autobusëve për t’iu larguar bombave.

Përfaqësuses të qeverisë siriane dhe forcave rebele lajmëruan se gjuha e përbashkët u gjet, por zhvendosja e qytetarëve vonon. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut shprehet se në pritje të evakuimit janë rreth 20 mijë persona të tjerë, me shpresë së evakuimi do të nisë sa më shpejt.

Sipas aktivistëve ndërkombëtarë, vlerësohet se rreth 8 mijë persona, mbi 2500 prej tyre fëmijë, u evakuuan deri të premten, përpara se autoritetet siriane të prishinin ujdinë e arritur, duke akuzuar rebelët se kanë qëlluar mbi karvanin e ekipeve të ndihmës.

Zyrtarë të Kryqit të Kuq kanë bërë një sërë thirrjesh për rinisjen e evakuimeve, duke kujtuar se njerëzit po vuajnë shumë janë të sëmurë, mes tyre ka shumë fëmijë jetimë, të cilëve u janë vrarë prindërit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here