Pukë/ Dy persona i vendosin tritol hidrocentralit gjatë natës, morën peng rojen

0
40

Dy persona kanë sulmuar hidrocentralin e Gjegjanit në Pukë, me një shpërthim tritoli gjatë natës. Roja e hidrocentralit është marrë peng dhe është lidhur rreth 600 metra larg objektit, para se të përgatitej shpërthimi. Më pas një sasi tritoli është vendosur në hidrocentral. Nga shpërthimi ka pasur dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por dyshohet se autorët janë banorë të zonës aty pranë. Pak kohë më parë drejtuesit e hidrocentralit kanë pasur konflikte me banorët për ujin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here