Plasën kritikat për këngën vulgare të Mozzik, Soni Malaj mendon të kundërtën: Ky ishte…

0
114

Shumë këngë shqiptare të dala së fundmi kanë qenë në qendër të vëmendjes nga kritikuesit, e ndër to mund të përmendin edhe Mozzik me këngën “Madonna”. Diskutimi nuk shpëtoi as nga këngëtarja Soni Malaj, e cila ndryshe nga të tjerët nuk e kritikoi por u shpreh se e pëlqente.

Në emisionin ‘Abc e Pasdites’, Soni tha: “Nuk do të thosha që do t’i këndoja, por që më kanë pëlqyer janë Xhensila Myrtezaj me Ardianin,  Dafina Zeqiri, dhe Mozzik me këngën “Madona”. Kjo më pëlqen shumë.

Këngëtarët e huaj i kanë këngët, por i kanë edhe në version të pastër. Në këtë rast ka një gabim teknik që këngë me fjalët e plota të dilte pas orës 9 të darkës. Nuk ka pse të skandalizohen kaq shumë pasi është vetëm çështje teknike, dhe duke qenë për një publik më adult duhet pasur kujdes çështja e transmetimit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here