Detaje/ I futen në shtëpi për ta grabitur, 4 shqiptarë dhunojnë biznesmenin e njohur grek…

0
80

Ditën e djeshme, pronari i një prej tavernave më të vjetra të peshkut në Mykonos që nga viti 1976 , u bë viktimë e një sulmi të nga të panjohur në orën 01.00 të mëngjesit të së dielës (6 shtator) brenda shtëpisë së tij.

Katër shqiptarë i janë futur në shtëpi një biznesmeni grek për ta grabitur.

Sipas infomacioneve, biznesmeni i ka pikasur ata dhe është përpjekur që t’i ndalonte, çka ka bërë që të sulmohet nga grabitësit.

Si ndodhi ngjarja?

Grabitësit  hynë në shtëpinë e tij për ta grabitur, duke hapur në kasafortën, megjithatë biznesmeni i kuptoi ata dhe u përpoq t’i ndalonte.

Ai më pas mori goditje të shumta në kokë dhe fytyrë me grushta, ndërsa sipas dëshmive të personave të në Polici, autorët kishin në dorë një pistoletë.

Sipas informacionit, plani i autorëve të krimit, sipas policisë një bandë e të huajve me origjinë shqiptare, ishte i organizuar mirë.

Ata e dinin që biznesmeni po largohej nga taverna e tij me gruan rreth mesnatës .

Ata kishin llogaritur kohën që i duhej për të arritur në shtëpinë e tij, ku kishin vendosur një gëzhojë.

Autorët e dinin për ekzistencën e kasafortës, pasi kishin informacion se pronari i tavernës mbante me vete të ardhurat e ditës.

Kur grabitësit sulmuan pronarin, pati një përleshje dhe si rezultat i zhurmës, vajza e biznesmenit dhe pronarit të një lokali  erdhi nga shtëpia e saj aty pranë, për të parë se çfarë po ndodhte.

Sipas informacioneve, ajo u bë një dëshmitar okular i incidentit.

Duke parë nga dritarja, ajo dyshohet se pa babanë e saj duke u sulmuar nga shqiptarët, të cilët, ndërsa kishin marrë 10,000-12,000 euro, po e shtynin biznesmenin për t’u dhënë atyre më shumë.

Vajza menjëherë thirri policinë, ndërkohë që katër autorët u larguan.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here