Skëndërbeu kryeson ndaj Laçit

0
132

sk

Skëndërbeu është duke mundur Laçin me rezultatin 2-0 në Korçë. Në minutën e 15’ të takimit, Olayinka shmangu dy lojtarë mik, goditi me të djathtën por sfera përfundoi ngjitur me shtyllën pingule. Kryesori i takimit akordoi një faullë në dëm të Çelës duke e zhvlerësuar aksionin.

Pak minuta më pas ishte Progni i cili tentoi kuadratit te Vujadinoviç me të majtën, por goditja e tij përfundoi jashtë katërkëndëshit.

Pas një këmbëngulje të gjatë të djemve të Josës, erdhi edhe goli. Në minutën e 25’ ishte Olayinka i cili u shërbye brenda zonës dhe me kokë e dërgoi topin pas shpinës së Vujadinoviç.

Mirëpo, pavarësisht avantazhit, korçarët nuk e ulën ritmin duke kërkuar golin e dytë.
Pikërisht në të 32’, Salihi i asistuar nga Olayinka goditi fort me të djathtën dhe topi i devijuar nga Buljan përfundoi në rrjetë. 2-0 për Skëndërbeun dhe tensioni në fushën e lojës por edhe në pankinën kurbinase rritet dhe kryesori takimit nxorri me të kuqe drejtorin teknik Ramadan Ndreu.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency