Kosovë/ Meta përpjekje për t’i bindur dy palët për të arritur marrëveshje për tejkalimin e krizës politike

0
144

 

 

metaPas takimeve të shumta të Kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Metës, me të gjithë udhëheqësit e Kosovës duket se janë afruar së tepërmi qëndrimet për të zhbllokuar krizën. Meta ka nisur dhe ka përfunduar vizitën e tij në Kosovë duke takuar Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.Palët tashmë duket të kanë rënë dakord lidhur me asociacionin të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese nëse Gjykata Kushtetuese e konsideron kushtetuese marrëveshjen atëherë palët, pozita dhe opozita, duhet të punojnë në Statutin e Asociacionit në mënyrë që të sanohet dëmi eventual i shkaktuar.Sa i përket demarkacionit, çështja është më e thjeshtë. Për këtë do të vendosë Kuvendi. E që nisur prej deklaratave të deputetëve, pritet hedhja poshtë e kësaj marrëveshje në votim.Ka indikacione që opozita në të ardhmen të bëhet pjesë e dialogut me Qeverinë më mënyrë që të mos ndodhin keqkuptime të tilla.Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë ka ardhur mbrëmë në Kosovë dhe ka takuar udhëheqësit e pozitës dhe opozitës në përpjekje për t’i bindur dy palët për të arritur një marrëveshje për tejkalimin e krizës politike.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency