Ngjarje e rëndë në Birmingham, një i vdekur dhe shtatë të plagosur në qendër të qytetit…

0
122

Mbretëri e Bashkuar – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Birmingham në Mbretërinë e Bashkuar, në orët e para të mëngjesit.

Një person ka humbur jetë dhe shtatë të tjerë janë plagosur, në qendër të qytetit, në disa incidente, të cilat policia po i trajton si të lidhura me njëra tjetrën.

Mendohet se sherri mes disa grupeve ka çuar në përdorimin e thikave, duke rezultuar në ngjarjen tragjike.

Mund të konfirmojmë se kemi nisur një hetim për vrasje, pas ngjarjeve në qendrën e Birminghamit gjatë natës. Një burrë ka vdekur tragjikisht.
Një tjetër burrë dhe një grua, janë plagosur rëndë dhe pesë të tjerë janë lënduar, por plagët e tyre nuk janë të një rrezikshmërie të lartë. Ne mendojmë se incidentet rreth orësh 12:30 deri në 2:20, janë të lidhura me njëra tjetrën dhe po bëjmë ç’është e munndur për të gjetur të gjithë personat përgjegjës
“, thuhet ndër të tjera, në deklaratën e West Midlands Police.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur si “Gay Village” në qendër të Birmingham, ku ndodhen klube dhe bare të shumta, një zonë mjaft e populluar, veçanërisht gjatë fundjavës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here