Rama sot i bën homazh, por Qeveria e tij dekoroi hetuesin e At Zef Pllumit…

0
124

Nuk janë te pakëta herët kur Edi Rama rrëmon në jetën e At Zef Pllumit dhe i referon në diskursin publik tmerret që ai hoqi nën regjimin komunist si për të treguar vetëdijen ndaj ferrit të dikturës dhe përpjekjet e tij për ta çuar “hakun te i zoti”.

SOT ishte hera e fundit.

Mirëpo qeveria Rama i dekoroi me “Medaljen e Mirënjohjes”, Nën motivacionin “Për kontributin në luftën për Çlirimin e Atdheut nga pushtuesit nazi – fashistë, Shyqyri Çokun.

Çoku ka qenë hetues i At Zef Pllumit. Në librin e tij “Rrno vetëm për më tregue”, At Zef Pllumi e përshkruan kështu atë. “Ditën e gjykimit më thirrën shpejt. Dola i veshun e i mathun me ato teshat e reja. Në dhomën e hetuesit ishte vetëm Shyqyri Çoku. Më foli pa u ulë në karrigë. – Tash po del në gjyq dhe atje fol lirisht, si të duesh e shka të duesh, por mendo se mbas gjyqit prapë këtu në duert tona vjen. A e kupton apo jo? E digjove mbramë atë që lëshonte britma të tmerrshme? Ta bamë ma zi se atij në rasë se i përmendë fjalimet e shokut Enver Hoxha. Na nuk durojmë ta shajsh publikisht”.

Kjo është vetëm një pjesë e rrëfimit për hetuesin e diktaturës. At Zef Pllumi e kishte kuptuar me kohë “monstruozitetin” e diktaturës që po instalonte Enver Hoxha, që me hyrjen e “partizanëve” në Shkodër. Ata që nuk e kanë kuptuar duket se janë këta që 6 dekada më vonë bëjnë heronj xhelatët e atij regjimi. /faktor.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here