Helmimi i nxënësve në Durrës, reagon ministria: Mos blini tek shitësit ambulantë

0
174

Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë ka reaguar pas helmimit të 5 nxënësve në shkollën 9-vjeçare ‘Eftali Koçi’.

MASR thotë se nxënësit kanë blerë produkte tek ambulantët gjatë pushimit të gjatë në kangjellat e shkollës dhe pasi i kanë konsumuar nuk janë ndier mirë.

“Dje nxënësit kanë blerë produkte tek ambulantët gjatë pushimit të gjatë në kangjellat e shkollës dhe pasi i kanë konsumuar nuk janë ndier mirë.

Të 5 fëmijët janë dërguar për kontroll në spital nga drejtori i shkollës. U njoftua ISHP për ngjarjen dhe policia bashkiake për largimin e ambulantëve.

Sot fëmijët zhvilluan mësimin normalisht në shkollën e tyre”- thuhet në reagim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here