Grabitja e milionave në Rinas, krijohet identikiti i 3 autorëve

0
103

Prokuroria dhe policia e shtetit ndërtojnë identikitin e tre autorëve të grabitjes së rreth 1 milion eurove brenda pistës së avionëve në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas. Sipas të dhënave paraprake, policia ka arritur të ndërtojë imazhet fizike të 3 grabitësve.

Burimet zyrtare i thanë ABC News se dy nga grabitësit janë të moshës nga 25 deri 35 vjeç, me fizik të dobët dhe me gjatësi nga 1.65 cm deri 1.80 cm. Ndërsa personi i tretë, është i shkurtër rreth 1.60 deri 1.70 cm, me trup të shëndoshë dhe moshës mbi 35 deri 40 vjeç.

Identikiti i 3 të dyshuarve, sipas policisë është ndërtuar falë kamerave të sigurisë së dy furgonëve të blinduar, të cilët janë të pajisur me kamera sigurie.

Kjo pasi koncesionari dhe kompania private ICTS nuk kishte vendosur kamera sigurie në zonën e ngarkimit të dërgesave postare dhe parave në avion.

Kamerat e munguara

Konstatimi është bërë edhe nga prokuroria e Krujës, e cila nuk ka rritur të siguroj pamjet filmike të momentin e grabitjes, pasi vendi nuk ishte i monitoruar nga kamerat e sigurisë. Mungesa e monitorit të kësaj zone, për hetuesit ka vështirësuar punën për të fiksuar ndonjë detaj të rëndësishëm për identifikimin e autorëve të grabitjes. Në këto pamje, të fiksuar nga kamerat e furgonave të blindit, autorët kishin të veshura doreza, paruke dhe maske në fytyrë si dhe jelekët që ngjanin me të kompanisë private që kishte për detyrë ruajtjen dhe sigurinë e perimetrit të aeroportit.

Parukja e gjetur ku u dogj makina

Policia në vendin ku është djegur makina, që u përdor nga autorët për grabitje mësohet se ka gjetur njërën prej parukeve të përdorura nga grabitësit. Parukja e cila është sekuestruar dhe dërguar për ekzaminim biologjik në Laboratorin e Policisë Shkencore, ku po punohet për të gjetur ndonjë gjurmë apo fije floku për të krijuar një profil gjenetik të përdoruesit të kësaj parukeje.

Gjithashtu në vendin braktisjes së makinës, policia ka gjetur edhe një bidon plastik, i boshatisur por që dyshohet se ka qenë i mbushur me benzinë që është përdorur për të djegur makinën e tipit “Benz”. Për hetuesit autorët e grabitjes, dyshohet se janë njohës të mirë të zonës dhe ishin të mirë-informuar për çdo lëvizje në Rinas. Dyshohet se ndonjëri prej grabitësve, mund të ketë qenë i punësuar në aeroport, pasi e njihte shumë mirë zonën e perimetrit të rrethimit. Ajo që ka rënë në sy për hetuesit është fakti se porta 3 nga ku kanë hyrë grabitësit nuk ishte e monitoruar nga kamera dhe nuk kishte as sensor alarmi, siç ishin të pajisura portat tjera të aeroportit. Edhe pas grabitjes, në portën nr.3 nuk ka ndryshuar asgjë, përveç se një zinxhiri të ri të portës dhe nga jashtë që ruhet nga efektivë të policisë.

Dyshimet për 2 bashkëpunëtorë të tjerë

Grupi hetimor i ngritur për grabitjen spektakolare të gati 1 milion eurove dyshon se numri i autorëve mund të jetë më shumë se 3. Hetuesit dyshojnë se pas djegies së “Benz-it” me të cilin u realizua vjedhja, autorët janë pritur nga një person tjetër i cili i ka ndihmuar për t’u larguar me një tjetër automjet. Po ashtu ka dyshime se pranë kargos mund të ketë qëndruar një tjetër person i cili ka sinjalizuar futjen e blindit me para drejt pistës së avionëve duke sinkronizuar në këtë mënyrë grabitjen e paprecedentë. Nëse 3 autorët që qëndronin në makinën tip BENZ janë konsideruar si krysorë dyshimet janë se ata janë ndihmuar nga të paktën edhe 2 persona të tjerë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here