Kjo qeveri që na bëri ‘Delen e zezë’ Covid në Europë, së paku të kujtohet për vaksinat!

0
112

Nga Tritan Shehu

Aktualisht çdo gjë që lidhet me Covid është jashte kontrollit, jemi në një krize shëndetësore me pasoja të rënda prej keq “menaxhimit” të kësaj qeverie, jemi të izoluar nga Europa.

Edhe disa “vendime” gjysmake të ditëve të fundit mbasi u humbën në “shurdhësi” muaj të tërë, nuk mund ta ndryshojnë gjendjen:

— Laboratorëve tanë do t’u duhet tashmë gjatë për t’u vendosur në kapacitetet e tyre në testimin e popullësisë, qoftë në nivel cilësor, të larmishmërisë së metodikave dhe atë sasior, kur ne duhet të realizojmë minimalisht 2500 tamponë në ditë, përveç masivizimit të serologjisë.

—Mjeku i familjes që për të gjithë këtë periudhë u la si i “njerkës”, vazhdon i pa mbrojur e në amulli, gjë që do vazhdoje ta mbajë jashtë funksioneve.

—Institucionet shëndetësore me shtretër e personeli i tyre, të lënë pa mbrojtje, pa struktura reale triazhi, të patestuar së bashku kjo me pacientët në shtrim, jane handikapuar rëndë duke dëmtuar edhe shëndetin e atyre me patologji të tjera, a më keq duke u kthyer në vatra infektimi, etj, etj.

Në këto kushte tragjike, së paku kjo qeveri e ky Komitet të mendojnë për vaksinimin masiv e gratis të popullësisë për:

1-Sipas një direktive të Brukselit po punohet që vaksina e zakonshme ndaj gripit të hidhet në treg shume më herët, gjë për të cilën ka shumë kërkesa. Menjëherë qeveria të mbyllë kontratat me prodhuesit për mbulimin e hershëm të krejt popullësisë.

2-Shume indikacione flasin për mundësinë e hedhjes në treg të vaksinave Covid brenda këtij viti. Vende të ndryshme kanë kontraktuar tashmë dhjetra miliona doza. Tek ne asnjë “belbëzim” për këtë. Nqs shpresat jane vendosur te OBSH, radha do të jetë e gjatë. Dikush duhet ta “zgjojë” Qeverinë për të kontraktuar që tashti direkt me prodhuesit mbulimin shpejtë e të plotë të popullësisë sonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here