Ambrosio me bikini në -10 gradë

0
1265

 

alesandra

Sakrificat e jetës së një modeleje nuk kufizohen vetëm tek përzgjedhja e kujdesshme dhe e përhershme e ushqimit, siç tregoi braziliania Alessandra Ambrosio në pozat që regjistroi për llogari të një linje veshjesh plazhi. 31-vjeçarja sfidoi temperaturat e ftohta, duke qëndruar pothuajse e zhveshur për disa orë me radhë në plazhin e Santa Monikës në Kaliforni, ku temperature varioi midis 10-13 gradë celciusve. Për Ambrosion, një sakrificë e tillë është pjesë e profesionit, por gjithsesi mbetet një sfidë jo aq ekstreme sa ajo e modeles tjetër të “Sportwear Illustrated”, Kate Upton, e cila pozoi në janar e zhveshur në Antarktidë, në temperatura midis 20-30 gradë celsius nën zero. Megjithatë, duke përfituar nga kjo fushatë e re publicitare, Ambrosio tregoi edhe një herë më shumë linjat e saj të shkëlqyera, të bëra edhe më të veçanta konsideruar faktin se është nënë e dy fëmijëve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency