Bonnie Tyler në Eurosong

0
1439

 

boonnieKëngëtarja uellsiane e muzikës pop, Bonnie Tyler, u konfirmua si përfaqësuesja e Britanisë së Madhe në “Eurovision 2013”. 61-vjeçare, e njohur mbi të gjitha për hitin e saj “Total Eclipse of the Heart” (“Eklipsi i plotë i zemrës”) në vitin 1983, u shpreh “veçanërisht e nderuar” nga detyra e ngarkuar. “Premtoj se do të jap gjithçka kam për Britaninë tonë. Jam veçanërisht e nderuar dhe emocionuar për shansin që më është dhënë për të përfaqësues vendin tim në Eurovision, sidomos me një këngë kaq të fuqishme si “Believe in Me”“, – theksoi Tyler në një deklaratë. Në mungesë të një festivali kombëtar, nga i cili përzgjidhet fituesi, në Britani, seleksionimi i një këngëtari për të dërguar në Festivalin Evropian të Muzikës i besohet një jurie. Bonnie do të këndojë këngën “Believe in Me” (“Beso tek unë”), përpara rreth 120 milionë teleshikuesve në Malmo, Suedi, në datën 18 maj. Teksti i këngës britanike të edicionit të 58-të të Eurovision-it u shkrua nga amerikani Desmonc Child, i njohur për bashkëpunimet që ka pasur me Bon Jovin, Kiss dhe Ricky Martin, për të cilin ka shkruar dy hitet e tij “Livin’ la Vida Loca” dhe “She Bangs”. Britania ka marrë pjesë në çdo edicion që prej vitit 1959 dhe ka fituar Eurovision-in në pesë raste. Megjithatë, pjesëmarrjet e fundit të vendit kanë qenë zhgënjyese, sidomos në vitin 2003, kur grupi “Jemini” hyri në histori si i pari në natën finale, që nuk mori asnjë pikë të vetme nga votimet që vijnë nga çdo shtet evropian.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency