Shkarravinat/ Rama zbulon pa dashje “projektet” nga mbledhja së qeverisë

0
186

Projekte konkrete dhe punë konkrete…”Kështu kryeministri Edi Rama justifikoi për ndjekësit dhe mediat mbledhjen 2-ditore me ministrat në një prej vilave qeveritare të Tiranës. Në një postim në rrjetet sociale Rama publikoi edhe 2 foto nga mbledhja me ministrat e tij.

Kreu i qeverisë i veshur sportiv me një t-shirt të kuqe qëndron në krye të tavolinës. Ministrat duken të fokusuar. Disa prej tyre mbajnë shënime. Përballë një monitor me shifra, miliona, investime…


Por një sy i vëmendshëm vuri re se njëra prej foptove të kreut të qeverisë ka zbuluar më shumë seç duhet. Ato që Rama i quan “projekte” dhe “punë konkrete” në letrat përpara kryeministrit janë disa …shkarravina. Në foto duket edhe një qen (ndoshta maçok) që qëndron në bisht.

Interesante duhet të jertë edhe fatura e këtyre “projekteve”. ©LAPSI.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here