PLAGOSI TRE PERSONA/ Dënohet me 24 VITE BURG, i “forti” i Vlorës…

0
159

Gjykata e Vlorës ka dënuar me 24 vite burg Blendo Alikon, i akuzuar për disa vepra të rënda penale. I njohur ndryshe si i “forti” i Vlorës, Blendo Aliko ka tentuar të vrasë me armë zjarri në qytetin bregdetar tre persona, mes tyre edhe dy vëllezër, ngjarje kjo e ndodhur në janar të 2017-ës.

Aliko u arrestua në nëntor të vitit të kaluar në ambientet e një lokali në zonën e Unazës së re Tiranë, ku edhe fshihej prej një kohe të gjatë. Alikaj akuzohej nga Prokuroria për “vrasje me dashje në rrethana të cilësuara, e mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake në mjedise publike”.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 5 janar të këtij viti, në qytetin e Vlorës, për të cilën Alikaj ishte shpallur në kërkim dhe nuk gjendej nga autoritetet. Ai ka tentuar të vrasë dy vëllezër, pronarë të një pike bastesh sportive, pas një konflikti për motive të dobëta. Mirëpo, atentati ka dështuar dhe në atë ngjarje u plagosen tre persona, dy vëllezërit dhe një person i rastësishëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here