Braimllari: Nevojë për ndryshim radikal. Qytetarët janë të lodhur nga politika vjetër…

0
104

Kryesuesi i listës së LSI në Korçë, Endrit Braimllari, ka vijuar fushatën me bizneset dhe banorët e këtij qyteti, ku ka shpërndarë programin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ish-deputeti i LSI thekson se nevoja për ndryshim radikal ndihet kudo dhe sipas tij qytetarët janë të lodhur nga politika e vjetër dhe abuzuese.

Nevoja për ndryshim radikal ndihet kudo tek çdo qytetar Korçar. Të lodhur nga një politikë e vjetër, abuzuese dhe varfëruese, qytetarët tani janë të bindur për ndryshimin e madh në 25 prill. LSI ka një program ambicioz që i jep zgjidhje punësimit, uljes së kostos së jetesës dhe kthimit te shpresës në vend. Shqipëria, ka nevojë për ndihmë tani!”, thekson Braimllari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here