Debat i fortë mes Murrizit dhe Lubonjës, Lela e “thumbon”: Kujton se do marrësh ndonjë gjë nga Rama por…

0
85

Pas debateve te deputetit Myslim Murrizi me analistin Fatos Lubonja në studion e emisionit ‘Real Story” në News 24, analisti Alfred Lela u shpreh se Murrizi që pret të marrë diçka nga Rama pas marrëveshjes mund të mbetet edhe pa gjë.

Analisti Alfred Lela: Ndryshimet kushtetuese nuk bëhen me fragmentizime, njëherë me Rudinën pastaj ulje me ju dhe marrëveshje.

Myslim Murrizi: A je dakord të shkojmë në referendum?

Alfred Lela: Jemi në kushtet kur nuk kemi Gjykatë Kushtetuese. Parlamenti është i dyshuar. E thotë edhe Presidenti i mirë apo i keq ka dalë nga ai parlament.

Myslim Murrizi: Kur zgjidhet Meta me 71 vota qenka i ligjshëm por kur ne kemi 84 vota qenkemi të paligjshme

Alfred Lela: kam frikë se do të shoh pastaj në anën tjetër, kujtoni se do merrni ndonjë gjë vetë po vetëm do i jepni pushtet Ramës.

Myslim Murrizi: Unë kërkoj të kandidoj ku të më teket, do dal të kërkoj votë siç kam dalë që nga 97. Po më votuan do jem në parlament. Nëse jo do shikoj punët e mia. Në mars ‘97 që kur na rrëzoi Lubonja nga pushteti kam qenë 26 vjet në opozitë. Se po ma gjetët një tender e lë mandatin unë.

Fatos Lubonja: Këtu flasim për një gjë elementare, respekti i tjetrit që mendon ndryshe nga ty, në momentin që e nëpërkëmb tjetrin e kam këtë në kuptimin e partive politike, ky është problem i pa kapërcyer në 30 vite.

Myslim Murrizi: Nëse të kam ofenduar me fjalët e mia të kërkoj ndjesë.

Fatos Lubonja: Ore edhe kjo që do ndodhë tani me votën tuaj masakër do quhet kjo, masakër e vjedhjes së votës. Mos kontribuoni që të shkojmë prapë atje të ’97.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here