Internet i sigurt/ Shtohen angazhimet për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

0
221

downloadFëmijët janë grupmosha më e rrezikuar nga internet. Përmbajtjet në forma të ndryshme si tekst, foto apo dhe video kanë ndikimin në mënyrën se si ata i përceptojnë. Kërkohet një kujdes dhe një vëmëndje e veçantë për këtë grupmoshë. Për këtë qëllim katër ministri të Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim dhe me UNICEF nënshkruan një marrëveshje.

Sejrie   Baleta

Fëmijët gjithnjë e më shumë janë të rrezikuar nga internet. Megjithsë zhvillimet teknologjike kanë të mirat e tyre dhe ndikojnë për mirë në shoqëriata kanë dhe anët e tyeë negative. Sikundër ndodh që çdo e mirë që sjell avantazhe por pas tyre fshihen dhe disavantazhet. Në rastin e internetit një nga grupmoshat më të rrezikuara janë dhe fëmijët. Të gjendur përballë kësaj situate prindërit, mësuesit dhe të afërmit e tyre më të mëdhenj duhet të kujdesen shumë në lidhje me përmbajtjen dhe veprimtarinë e fëmijëve në internet. Dje në kuadër të mbrojtjes të të drejtave të fëmijëve në internet, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit për “Sigurinë e Fëmijëve në Internet” dhe u prezantua Platforma Kombëtare për “Sigurinë e Fëmijëve në Internet” dhe aplikacioni telefonik për këtë qëllim. Marrëveshja u nënshkrua mes ministrisë së Inovacionit dhe Administratës Publike, ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe ministrisë së Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me UNICEF dhe në partneritet me Qendrën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve – CRCA Shqipëri. Përfaqësuesja e UNICEF-it në Shqipëri, Antonella Scolamiero tha se “shumë fëmijë përdorin internetin dhe kjo është gjë e mirë dhe shumë e rëndësishme por njëkohësisht përmban edhe sfidat e saj”. UNICEF në bashkëpunim me  ministritë e linjës janë duke punuar për të bërë më të sigurt përdorimin e internetit. “Është shumë e qartë që duhet mbrojtje në internet dhe do të doja shumë që kjo të ishte një mundësi për të krijuar një botë më të sigurt për fëmijët. Ne duam që t’i japim fëmijëve botën që meritojnë”, tha ajo. Ndërsa ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Cannon i pranishëm në aktivitet tha se “edhe pse interneti është bërë pjesë e pandashme e të rinjve, përfitimet janë të mëdha por përveç këtyre ka mjaft rreziqe. Mbetet thelbësore bashkëpunimi me institucionet  për ngritjen e mekanizmave për mbrojtjen e fëmijëve. Platforma kombëtare është një nisje e shkëlqyer si dhe aplikacioni për mbrojtjen e femijëve”. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla tha se fëmijët janë të ekspozuar ndaj abuzimeve online ndaj e rëndësishme është krijimi i planeve konkrete se si mund t’i përgjigjemi këtij fenomeni në mënyrë efikase. “Tashmë jemi përfshirë në një proces atë të digjitalizimit të sistemit arsimor ku sot, janë 120 klasa inteligjente në 60 gjimnaze në të gjithë Shqipërinë që ofrojnë mësim online. Bashkëpunimi i MAS me të gjithë operatorët e ofrimit të shërbimit të internetit në shkolla ka ruajtur të pacënuar politikën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të mundësuar internet të sigurt në shkollat shqiptare”, u shpreh Nikolla. Të katër institucionet morën angazhime konkrete për krijimin e mekanizmit kombëtar për sigurinë online të Fëmijëve, forcimin e kuadrit ligjor, shkëmbimin e të dhënave të rasteve të fëmijëve dhe adoleshentëve, viktima të dhunës dhe shfrytëzimit në internet, vendosjen e një dialogu konstant me aktorët e shoqërisë civile dhe industrisë së internetit e komunikimit etj. Marrëveshja u firmos nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, Ministrja e Shtetit për Inovacion dhe Administratën Publike, Milena Harito dhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi. Në funksion të këtij bashkëpunimi u prezantua edhe platforma isigurt.al, e cila ka si mision kryesor bashkërendimin e përpjekjeve për të identifikuar dhe për të mbrojtur fëmijët viktima të abuzimit dhe dhunës seksuale në internet, për të identifikuar dhe bllokuar materialet e paligjshme dhe ato me përmbajtje të papërshtatshme për fëmijët në internet. Kjo platformë vjen edhe në formën e një aplikacioni telefonik ndihmë të prindërve, mësuesve, profesionistëve që punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe të gjithë komunitetit për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi dhe abuzimi online.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here