Koronavirusi në SHBA/ Tregu i punës shkon drejt stabilizimit, por amerikanët ulin pritjet për fitimet në të ardhmen

0
100

Një sondazh i kryer në Nju Jork ka arritur në përfundimin se tregu i punës në SHBA po shkon drejt përmirësimit dhe stabilizimit, ndërsa fitimet nga puna kanë rënë në mënyrë të ndjeshme.

Punëtorët në SHBA tashmë janë më të sigurt në vendin e tyre të punës, ndërsa kanë frikë më së tepërmi nga fakti se mund të ngelen pa punë, por edhe fitimet nuk janë në pritshmërinë që duhet, raporton Reuters.

Ishin 15 përqind e punëtorëve që kanë thënë se kanë frikë se mos humbasin e vendin e tyre të punës, duke fituar një farë besimi, në krahasim me krizën e rëndë në kulmin e pandemisë së Covid-19. Punëtorët thonë se tani kanë më shumë besim se mund të paguajnë faturat e tyre.

Shkalla e papunësisë në Sh.B.A u rrit në 14.7% në prill pasi bizneset në të gjithë vendin u mbyllën për të kufizuar përhapjen e virusit. Në kulmin e pandemisë, në Amerikë u shënuan 32.9 milionë njerëz të papunë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here