Një komision që nisi si skandaloz e po përmbyllet si qesharak: Ulsi Manja nuk njeh relatorët!

0
84

U nis si një komision për shkarkimin e kreut të shtetit, i pari në llojin e tij në Shqiperi, e sot po përmbyllet si një maskaradë në kufijtë e qesharakes. Me synim kapjen e plotë të gjitha pushteteve, Rama me ndihmën e patericës së Rilindjes në Kuvend, opozitës parlamentare, inicio nismën për shkarkimin e kreut të shtetit me arsyetimin se shkeli Kushtetutën kur zhdekretoi datën e zgjedhjeve vendore. Ndërsa “Venecia” i rrëzoi të gjitha argumentat, edhe ato të tentuara nga PS si shkelje për emërimet në kushtetuese, sot mazhoranca ka dalë zbuluar si një forcë politike anti ligj e antishtet. Por nuk mbyllet me kaq, ky komision ka në përbërjen e tij edhe elementët qesharak.

Instituti i Studimeve Politike na zbulon një fakt sipas të cilit kreu i këtij Komisioni, Ulsi Manja, rezulton se nuk njeh relatorët e çështjes. Komisioni sot ka zgjedhur dy emra, ndërsa ato ishin votuar më parë që në 2019-ën!

Reagimi i plotë i ISP

Punët serioze kërkojnë sjellje serioze institucionale! Në parlament sot mbylli aktivitetin e tij hetimor Komision për Kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës. Tani mbetet që më 20 korrik të kalohet raporti final dhe pas ca ditësh edhe në seancë plenare.

Në historikun e parlamentit ky është Komisioni i parë parlamentar për shkarkimin e një Presidenti dhe si i tillë duke qenë objekt i rëndësishëm referimi e studimi në të ardhmen, do të duhej të kishte objekt të qartë, prova të forta, aktivitet profesional, vendimmarrje kushtetuese dhe solemnitet maksimal institucional. I pati këto cilësi? Të gjithë kemi një opinion, me siguri, vetm një pakicë mund të jetë pohuese. Vendimmarrja e shkruar ende nuk ka ardhur, pavarësisht se jo zyrtarisht vendimi dihet dhe është përcaktuar menjëherë pas daljes së opinionit të Komisionit të Venecias. Por një detaj simbolizon edhe cilësinë e punës së këtij Komisioni: në mbledhjen e sotme të Komisionit drejtuesi i tij nuk ishte në dijeni se përpara një viti ai dhe Komisioni ishin caktuar dy relatorët e çeshtjes. Në këto rrethana Komisioni me votim në mbledhjen e sotme datë 13 Korrik 2020 votoi caktimin e dy relatorëve për raportin përfundimtar, konkretisht, znj. Bushka dhe z.Valteri! Ironia është se ky vendim për dy relatorët (Hyseni dhe Valteri) është marrë njëherë në mbledhjen e parë të këtij Komisioni më 11 korrik 2019, pra një vit më parë. Foto ilustruese është procesverbali i korrikut 2019! Përsëritja është nëna e dijes, por jo gjithnjë dhe asnjëherë në aktet zyrtare!

 

skripti.png

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here