Legjenda e Partizanit, Dosti: Sormani e mbushi kupën sot, nuk je gjeneral, por kapter i dështuar…

0
91

Partizani nuk ia doli të merrte fitoren në derbi ndaj Tiranës për çështje minutash teksa u barazua në fund nga Ernest Muçi.

Megjithatë, të kuqtë mund të kënaqen me paraqitjen pozitive duke marrë parasysh edhe të gjithë problematikën që i shoqëroi para sfidës.

Pesë futbollistë rezultuan me COVID-19, ndërsa trajneri Adolfo Sormani nuk pranoi të drejtonte skuadrën nga stoli. Pikërisht, ky aspect ka nervozuar tejmase një ish-futbollist të të kuqve si Edmond Dosti.

Legjenda e klubit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se italiani me veprimin e sotëm e mbushi kupën dhe se ai nuk është një gjeneral, por një kapter i dështuar.

Reagimi i Dostit:

“Bravo cuna sot keni luajtur mire ishim superior, e meritonit qe te fitonit, Forza Cuna PMTP.

Sot Sormani e mbushi kupen ti jo qe nuk je tranjer po as njeri tradhetove ekipin ne ndeshjen me te rendesishme nuk je Gjeneral por kapter i deshtuar”, shprehet Dosti në reagimin e tij pas ndeshjes me Tiranën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here