Të moshuarit/ Ligji i ri, si do të ndryshojnë pensionet, rriten përfitimet për të moshuarit

0
147

pensionistet_per_here_te_dyte_Rritje graduale e moshës së daljes në pension për gratë, me dy muaj në vit, për të arritur në 63 vjeç, në vitin 2032. Të gjithë individët, që nuk plotësojnë kushtet e nevojshme për përftimin e një pensioni, do të përfitojnë një pension social, i cili mund të përfitohet vetëm nga individët mbi 70 vjeç

 Pas votimit në Parlament, nga 1 janari 2015, hyjnë në fuqi ndryshimet në ligjin për sigurimet shoqërore. Ndryshimet sjellin një reformë të thellë në skemën e pensioneve, ku do të ndryshojnë përfitimet dhe vitet e kontributeve.

 

Pensioni social dhe llogaritja

Pensioni social do ta përfitojnë të gjithë atë të moshuar që nuk arrijnë të plotësojnë vitet e kontributeve në momentin që mbushin moshën për të dalë në pension. “Vendosjen e pensionit social për të gjithë individët që nuk plotësojnë kushtet e nevojshme për përftimin e një pensioni, i cili mund të përfitohet vetëm nga individët mbi 70 vjeç që kanë qenë rezident në Shqipëri gjatë 5 viteve të fundit”, – përcaktojnë ndryshimet në ligj. Masa e këtij pensioni do të jetë më e madhe sesa masa e pensionit të pjesshëm që arrihet nga skema aktuale. Ky pension do të jepet duke pasur si kusht verifikimin e të ardhurave dhe do të financohet nga buxheti i shtetit. Ndërkohë çdo person që do të dalë ne pension pas 1 janarit të vitit 2015 mund të llogarisë pensionin e tij me formulën e re duke u bazuar në pagën, masën e kontributeve dhe bazën e vlerësuar. Baza e vlerësueshme për llogaritjen e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Për efekt të llogaritjes së pensioneve me datë fillimi pas 1janarit 2015 e në vazhdim, baza e vlerësuar mesatare do të llogaritet bazuar në pagat referuese sipas llojit të punës ose funksionit përpara 1 janarit 1994 si edhe mbi pagat individuale mbi të cilat janë paguar kontributet sipas viteve, nga 1janar 1994 deri në 31dhjetor 2014. Këto do të indeksohen me atë që del nga pjesëtimi i pagës minimale në shkallë vendi të vitit 2014 me pagën minimale të vitit 1994 ose me pagën minimale të vitit përkatës. Koeficientët e indeksimit sipas viteve do të përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.

 

Çfarë ndryshon

Hiqen kufizimet tavan të pensionit. Njësim të pagës minimale kontributive me pagën minimale në shkallë vendi dhe përcaktimit të rregullave strikte për indeksimin e pagave kontributive. Rritje graduale të moshës së daljes në pension për gratë, me dy muaj në vit, për të arritur në 63 vjeç, në vitin 2032. Që nga viti 2032, mosha e daljes në pension për burrat do të rritet me një muaj në vit dhe për gratë me dy muaj në vit, duke arritur në 67 vjeç, për të dy gjinitë në vitin 2056. Përmirësimi të mënyrës së llogaritjes së pensioneve për nënat me shumë fëmijë dhe pensioneve familjare, duke përcaktuar si moshë për përfitimin e pensionit nga bashkëshortët, moshën e daljes në pension. Rritje graduale të kontributit për zonat rurale duke barazuar kontributet e fermerëve me ato të zonave urbane, deri në vitin 2018. Shfuqizim të formulës së llogaritjes të pensioneve të zonave rurale dhe përdorimit të së njëjtës formulë, si për pensionet e tjera Inkurajim të vazhdimit të punës, pas mbushjes së moshës në pension, nëpërmjet rritjes të shtesës për shtyrje pensioni në 0.5% për muaj. Përcaktimi që të gjithë individët, që nuk plotësojnë kushtet e nevojshme për përftimin e një pensioni, do të përfitojnë një pension social, i cili mund të përfitohet vetëm nga individët mbi 70 vjeç që kanë qenë rezident në Shqipëri gjatë 5 viteve të fundit. Masa e këtij pensioni do të jetë jo më e madhe sesa masa e pensionit të pjesshëm që arrihet nga skema kontributive. Ky pension do të jepet duke pasur si kusht verifikimin e të ardhurave.

 

Formula e re

Formula e re për llogaritjen e pensionit: P= PS + Sh, ku:

– P është masa e pensionit mujor;

– PS është pensioni social, masa e të cilit është jo më e lartë se masa e pensionit të pjesshëm, që arrihet nga skema kontributive;

– Sh është shtesa, vlera e së cilës është 1% e vlerës së bazës së vlerësueshme për çdo vit, e cila përfaqëson raportin e kontributeve mesatare në vitin actual, me kontributet mesatare të viteve të mëparshme.

 

Si ndryshojnë pensionet

 

          Është                                    Pas 1 janarit 2015

Pensioni minimal        14 170 lekë  14 350 lekë

Pensioni mesatar        24 500 lekë  26 700 lekë

Pensioni maksimal       24 548 lekë  29 000 lekë

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency