Kryetari I Partisë së Lirisë, Ilir Meta këtë të dielë ka ndarë në rrjet një foto me të rinjtë e ekipit të Lushnjës nga stadiumi i Egnatias. Në mbështetje të tyre Meta shkruan se Egnatia është kthyer në frymëzim edhe për ta.
Postimi i plotë:
I lumtur të takoja në stadiumin e Egnatias ekipin e të rinjve të Lushnjës.
Lushnja e meriton rikthimin e fuqishëm në SuperLigë si atëherë kur student unë komentoja nga stadiumi i këtij qyteti “Traktorin” e Banos dhe Malkos.
Shumë shpejt do të shkoj të ndjek një ndeshje të çunave në Lushnjë.
Egnatia është kthyer në frymëzim edhe për ata! 






