Bitcoin synon Ballkanin

0
173

bitcoinMonedha virtuale, Bitcoin, prej disa muajsh ka zbarkuar edhe të rajonin e Ballkanit, por ajo që vlen të theksohet është interesi shumë i lartë. ATM-ja e parë e këmbimit të kësaj monedhe është hapur në Bukuresht të Rumanisë, por me synim për tu zgjeruar edhe në vendet e tjera të rajonit. Në javët e para të funksionimit të saj, ATM-ja ka tërhequr interesit e shumë njerëzve të cilët tashmë kanë mundësinë për ta blerë ose shitur monedhën “ballë për ballë”. Interesi për Bitcoin në Rumani qëndron në një rajon ku monedhat kombëtare cilësohen si zëvendësuese shumë të dobëta të euros, që përdoret gjerësisht. Në qytetin perëndimor të Oradea-s, rreth 600 kilometra larg kryeqytetit, shkëmbimi i Bitcoin ka tërhequr më shumë se 2 mijë klientë, ndërsa totali i transaksioneve shkon në 5.12 milionë lei ose 1.57 milionë dollarë.

Rumania renditet si vendi i dytë më i varfër i Bashkimit Evropian dhe ndër më jo-eficentët në mbledhjen e taksave dhe luftën kundër evazionit fiskal. Për këtë arsye, kapacitetet për të menaxhuar këmbimin e Bitcoin janë shumë të ulëta. Në Evropë, Bitcoin ka një përdorim shumë më të ulët krahasuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku qindra biznese “start up” ose fillestare po mbështeten nga tregtarët e Wall Street dhe kanë tërhequr interesit e konsumatorëve dhe mediave. Aktiviteti i monedhave virtuale në Evropë është përqendruar vetëm në Londër, Amsterdam dhe Berlin.

Sipërmarrësit rumunë parashikojnë një të ardhme, ku Bitcoin do të jetë si dyqanet ushqimore. Por ata shtojnë se është i nevojshëm një kuadër ligjor për të fituar kredibilitet. Bitcoin është një monedhë virtuale, që mbështetet tërësisht në kompjuter dhe jo nga ndonjë qeveri apo të emetohet nga ndonjë bankë qendrore. Muajin e kaluar, filloi edhe tregtimi i Bitcoin me lek dhe përditësimi bëhet çdo 15 minuta. Rreth mesditës të së Martës, një Bitcoin këmbehej me 60 mijë e 577 lek të rinj. Pavarësisht se ka filluar konvertimi i Bitcoin në lekë, nuk ka ende asnjë të dhënë zyrtare se sa mund të jetë shifra. Disa vende të tjera evropiane për shembull si Finlanda, Britania, Gjermania dhe Polonia kanë gjetur forma për të taksuar transaksionet në Bitcoin. Shqipëria duket ende larg administrimit, mbikëqyrjes dhe taksimit të kësaj monedhe virtuale.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency