“Rilindja” rezultoi një gënjeshtër e madhe për Vlorën!

0
153

Kandidatja e LSI në Vlorë , Grisejda Myslimi thotë se Rilindja e Edi Ramës rezultoi një gënjeshtër e madhe për Vlorën, ndërsa shton se mijëra familje në nevojë jetojnë në mjerim trishtues.

Në një postim në Facebook, Grisejda Myslimi shkruan se Vlora meriton mirëqenie e zhvillim dhe vlonjatët meritojnë rikthim të dinjitetit e të shpresës.

Postimi i plotë në Facebook

“Rilindja” rezultoi një gënjeshtër e madhe për Vlorën.

Përtej fasadës, me mijëra familje në nevojë jetojnë në mjerim trishtues.

Vlora meriton mirëqenie dhe zhvillim.

Vlora meriton rikthim të dinjitetit dhe të shpresës për çdo qytetar të saj.

25 prilli do jetë fitorja e njerëzve të thjeshtë!

Braktisja e tyre do të marrë fund njëherë e përgjithmonë!

Ne do jemi vetëm në shërbim të qytetarit dhe jo të oligarkëve, siç bëri “Rilindja” në 8 vite.

Vota është forca e ndryshimit.
LSI ? është forca e progresit.

Voto vajzën e Vlorës! ?
Voto LSI / Voto numrin 6?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here