Budina: Do ta ribëj testin në Itali. Më kanë bërë dëm moral dhe ekonomik…

0
123

I ftuar në emisionin ”360 Gradë” në ”RTV Ora” nga gazetari Artur Zheji, regjisori Edmond Budina tregohet dyshues ndaj testit të bërë për koronavirusin.

Ai shprehet se do të ribëjë një testim tjetër në Itali teksa thekson se e gjithë situate e krijuar i ka shkaktuar dëm të madh moral dhe ekonomik.

Budina: Unë nuk dua të dyshoj. Nuk është në ndërgjegjen time të dyshoj tek shteti. E respektoj shtetin. Por të gjitha këto që ndodhën, unë dyshimin e kam. Nuk më pëlqen dhe fakti që nuk ke një mundësi alternative që ta bësh tek një privat, një tampon tjetër. Unë nuk do ta lej më kaq. Jam nënshtetas italian dhe mund të iki atje për ta bërë dhe aty do të vërtetohet shumë mirë nëse e kam pasur virusin apo jo. Kjo del më së miri dhe këtë do ta vërtetoj. Më ka prishur shumë punë, jo vetëm për faktin që çështja e teatrit nuk po shkon përpara pasi nuk takohem me njerëzit, por edhe nga pikëpamja profesionale. Unë këtu në shtëpinë time kam ndërtuar një skenografi që është një shfaqje teatrore dhe nuk po e xhiroj vetëm për faktin se jam i burgosur. Ky është një dëm i jashtëzakonshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here