Kanosi militantin e PD-së/ Arrestohet drejtori i Ujësjellësit në Ersekë

0
188

Ka përfunduar në pranga drejtori i Ujësjellësit të Ersekës, Orest Malushi.

Ai është arrestuar me urdhër të prokurorisë pasi akuzohet për dy vepra penale, përkatësisht atë të kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje.

38-vjeçari u procedua më herët në gjendje të lirë pasi kërcënoi me armë një tjetër shtetas i quajtur Zylyftar Byreku,52-vjeç, militant i Partisë Demokratike.

Mësohet se Malushi, i cili mban edhe postin e kryetarit të Partisë Socialiste në Ersekë, është arrestuar mbrëmjen e të dielës, teksa atë ditë policia deklaroi se e ndiqte në gjendje të lirë.

Prokuroria pretendon se ndaj tij ekzistojnë prova shkencore që e implikojnë.

Gjatë ditës së nesërme, i arrestuari pritet të dalë përpara togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here