Gjendet e vdekur shkencëtarja e NASA-s

0
136

Policia është duke hetuar vrasjen e supozuar të shkencëtares së NASA’s, e cila u zhduk të shtunën, afër shtëpisë së saj në Merilend.

Trupi i 48-vjeçares, Tiffany Moisan, është gjetur në një zonë malore prapa dyqanit “Food Lion”, një ditë pasi që familjarët e shpallën zhdukjen e saj. Vetura e shkencëtares u gjet në parkingun e dyqanit. Trupi i shkencëtares është dërguar për autopsi.

Policët thonë se nuk kanë parë shenja të dhunës, por megjithatë preferojnë pritjen e raportit të autopsisë.

Keith Koehler, zëdhënëse e qendrës së NASA’s në Ishullin Uallops, Virxhinia, thotë se Moisan ishte shkencëtare që studionte oqeanet dhe fitoplanktonin.

Vdekja e saj, aktualisht, mbetet mister.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here