Strazimiri: Mazhoranca përkujtoi fashizmin e kuq të Enverit. Mos provokoni shqiptarët

0
118

Gëzim Saliu

strazimiri Deputeti i PD:  Rikthim i pafytyrë i simboleve dhe koncepteve perverse të diktaturës .

“Të ngrihemi sërish të rirrëzojmë Enverin dhe Edverin, kësaj here përfundimisht”

PD  e cilëson si akt provokues, celebrimin e zhvilluar nga përfaqësues të lartë të mazhorancës së majtë me rastin e 70-vjetorit të Kongresit të Përmetit, duke theksuar se ishte pikërisht 24 maji i vitit 1944 që instaloi luftën e klasave dhe kalvarin e persekutimve. Deputeti demokrat Gent Strazimiri tha dje se të majtët përkujtuan ditën kur Hoxha vendosi zyrtarisht në letër hapat që duheshin ndjekur për të realizuar kalvarin 46 vjeçar të shqiptarëve. “Më 24 maj të viti ’44, në Përmet, fashizmi dhe zgjedha e urryer e kemishëzinjve thjesht ndërroi këmishe: u vesh me kemishë të kuqe, duke shkelur dhe perbuzur barbarisht gjakun e derdhur në breza për një Shqipëri të lirë, demokratike, pro-perendimore, një Shqipëri të të gjithë shqiptarëve. 70 vjet pas kesaj ngjarjeje të zezë në historinë e Shqipërisë, të provokosh shqiptarët e gjallë të vdekur, viktima të “fashizmit të kuq”, me simbolet, fjalët dhe konceptet perverse të Enver Hoxhës, është sakrilegj, është dhunimi më i tmerrshëm i mijëra varreve ende pa eshtra, është krim ndaj historisë dhe së ardhmes njekohësisht”, deklaroi deputeti demokrat.

 

Reagimi

Sipas ligjvënësit të PD-së, mbledhja në Përmet në 24 maj të vitit ’44, nuk kishte lidhje aspak me anti-fashizmin dhe nuk vendosi për asgjë “nacionale” apo “çlirimtare”. “Banda në Përmet, vendosi: të fillojë e të mbaje lart “Luftën e klasave”,: të zhbëjë koncesionet anglo britanike në ekonominë shqiptare, duke asgjesuar qelizat e para të një ekonomie tregu dhe industrie moderne dhe të izolojë hermetikisht vendin nga çdo faktor i jashtëm pozitiv, iluminist e demokratik, duke e kthyer shoqërinë shqiptare në kohën e “dinozaurve”, në parametrat çnjerëzore të një shoqërie paranjerëzore”, tha Strazimiri. Në këtë kontekst, deputeti demokrat theksoi se përkujtimi i kësaj ngjarjeje nga mazhoranca e mjatë si edhe rishfaqja e simboleve apo koncepteve të diktaturës , përbëjnë një provokim të rëndë për shqiptarët. “Rikthimi i pafytyrë i simboleve dhe koncepteve perverse të diktaturës mëçnjerezore, më rurale, më korruptive për lirinë e shpirtit e të mendjes, më anti-higjenike në kuptimin social të fjalës, 23 vjet pas rrëzimit të bustit të Enverit, sjell një detyrim madhor për këdo që ka vendosur të vazhdojë të jetojë në këtë vend, e të quhet me krenari shqiptar: Ka ardhur dita të ripërsërisim vetveten! Përgatituni të ngrihemi sërish të rirrëzojmë Enverin dhe Edverin!! Por kësaj here duhet të jetë përfundimtare”, përfundoi deputeti i PD-së Gent Strazimiri.

 

Ish-kryeministri/ Berisha: Po legalizohet moto “Me Hoxhën drejt Evropës”, të shpëtojmë vendin

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha reagoi dje lidhur me përkutjimin e 70-vjetorit të Kongrssit të Përmetit nga ana e mazhorancës së majtë, duke theksuar se u nderua dita më e zezë e  historisë kombëtare. Përfaqësuesit më të lartë të klikës punisto-mafioze në pushtet festuan me portrete të Enver Hoxhës 70 vjetorin e Kongresit të Përmetit, një nga datat më të zeza të historisë sonë kombëtare. “Nderimi i ditës që themeloi në Shqipëri diktaturën më të egër të historisë së Europes së Pasluftës, ditës që varrosi idealet e lirisë së shqiptarëve, për të cilat ranë për tu bërë të pavdekshëm mijëra e mijëra shqiptarë në Shqipëri dhe mbarë trojet shqiptare. Ky është një akt i shëmtuar, provokacion i ulët i regjimit punisto-mafioz ndaj atyre qindra mijëra shqiptarëve që ranë për tu bërë te pavdekshëm për lirinë dhe dinjitetin kombëtar dhe njerëzor për fjalën e lirë, besimin tek Zoti, vokacionin perëndimor të kombit shqiptar”, shkruante Berisha. Sipas ish-kreut të qeverisë, festimet me Enver Hoxhën dhe nderimine  datës së themelit të regjimit komunist në prag të datës së marrjes së statusit kandidat janë një tallje cinike nga ana e mazhorancës së majtë. “Ky regjim duket se po legalizon moton “me Enver Hoxhen drejt Europes”. Opozita shqiptare sot me shume se kurre duhet te shpetoje vendin nga aleanca e qelbesirave te regjimit punisto-mafioz!”, përfundoi Berisha.

 

Unioni i të përndjekurve politikë/ “PS e LSI  të  ndalin provokimet me kremtimin e datave simbol të diktaturës”

Unioni Mbarkombëtar i Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqiperisë përmes Presidentit të tij Besim Ndregjoni reagoi dje lidhur me përkujtimin e 70-vjetorit të Kongresit të Përmetit, ku dënoi aktin dhe kërkoi që mazhoranca të ndalë provokimet me kremtimin e datave simbol të diktaturës. “Foto e diktatorit në cermoninë  e djeshme , brohoritjet Parti Enver, kremtimi i kesaj date simbol i komunizmit dhe i  luftës  civile në Shqipëri , ndarja dhe ndalimi i kundërshtarëve të komunizmi, vendime këto që u morën në  atë kongres, ishin fillimi i  diktaturës në  Shqipëri”. Sipas Unionit të të Përndjekurve, mazhoranca PS-LSI, po tregon se ka qëllim të rehabilitoi periudhën e diktatrës e të ringrejë diktatorin Enver Hoxha. “I kujtojmë  Ilir Metës , Gramoz Rucit e deputetëve të  majtë  se në  Parlamentin e pas zgjedhjeve të  22 marsit 1992  vendimi që u mor ishte heqja e stemës së shtetit komunist i vendosur nga  ky  kongres famëkeq. Ne ish të përndjekurit politikë të Shqipërisë , familjet shqiptare që vendimet e atij kongresi i degdisën nëpër vende të  ndryshme të botës ju kërkojmë :  Të  jepni dorëheqje dhe të ju kërkoni falje mijëra familjeve shqiptare që u vranë u burgosën dhe u masakruan nga vendimet anti shqiptare të atij kongresi që ju me papërgjeshmërine me të madhe e kremtuat dje.  Kërkojmë që PS dhe LSI  të  ndalin menjëherë provokimet ndaj shoqërise me kremtimet e datave simbol të diktaturës e diktatorit”, thuhej në reagim, duke shtuar se  çdo veprim në shërbim të  diktaturës prish ekulibrat e shoqërisë dhe rrjedhimisht sjell ndalimin e demokracisë .

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency