Meta pret Ambasadorin e ri të Rumanisë, Mircea Perpelea

0
403

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti sot Ambasadorin e ri të Rumanisë, Mircea Perpelea, të cilit i uroi mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e tij të re në Shqipëri.

Kryetari i Kuvendit, Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe tradicionale mes Shqipërisë dhe Rumanisë dhe shprehu vullnetin e Kuvendit për intensifikimin e mëtejshëm të tyre, veçanërisht në drejtim të shkëmbimeve njerëzore dhe bashkëpunimit ekonomik.

Ambasadori i Rumanisë, Mircea Perpelea, shprehu kënaqësinë për fillimin e misionit të tij diplomatik në Tiranë dhe e siguroi Kryetarin Meta se Ambasada e Rumanisë do të jetë maksimalisht e angazhuar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, me fokus të veçantë në shkëmbimet ekonomike e tregtare.

  1. Gjatë takimit, kryetari Meta dhe Ambasadori Perpelea ndanë bindjen e përbashkët se marrëdhëniet ndërparlamentare janë shumë të rëndësishme në avancimin e bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve mike, duke theksuar në përfundim se bashkëpunimi i ngushtë mes Shqipërisë dhe Rumanisë i shërben perspektivës evropiane të Ballkanit.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here