Opinion nga Nebil ÇikaPSE S’MË BEFASON SONDAZHI I OSBE-IDRA PËR ENVER HOXHËN ?!

0
278

 

Një ditë para 8 dhjetorit, ditës simbol te lëvizjes antikomuniste shqiptare  u publiku një sondazh i  financuar  nga OSBE ,  i realizuar Institutit për Kërkime e Alternativa Zhvillimi (IDRA )  edh i mbështetur nga ambasadori i OSBE-s në Tiranë, .Bernd Borchard. Në ketë sondazh pretendohet se u pyetën në të gjithë Shqipërinë rreth njëmijë persona dhe rezultatet 26 vite pas rrëzimit të komunizmit ishin të pa pritura . Sondazhi ishte ngritur në disa pyetje: Një pyetje ishte për rolin e Enver Hoxhës në historinë e vendit? Kësaj pyetjeje (sipas sondazhit-shantazh) iu përgjigjën 45 % si pozitiv dhe 42 % si negativ. Pyetje tjetër ishte për zbatimin e komunizmit në Shqipëri , ku sipas sondazhit  37 % e të anketuarve thanë se ishte një ide e gabuar, 49 % një ide e mirë e zbatuar keq dhe 10 % një ide e mirë e zbatuar mirë. Ndërsa një tjetër suprizë e këtij sondazhi bishte ai se 38 % e të anketuarve të moshës nga 16 deri në 35 vjeç kishin mendim pozitiv për Enver Hoxhën, ndërsa tek ata mbi 55 vjeç, ky mendim pozitiv ishte mbi 52 % .

Sondazhi  kishte edhe pyetje e përgjigje të tjera por  dua të përqendrohemi tek perceptimi  publik për diktatorin  Enver Hoxha 26 vjet mbas rënies “de jure” te diktaturës së tij . Shume miq e kolegë të mi kanë reaguar me indinjatë madje kanë venë ne dyshim  edhe  vërtetësinë  e tij  por un jam i prirë ta besoj si të vërtete  , si një realitetet qe ne e prekim çdo ditë e qe nuk kemi fare nevojë për sondazhe te  sponsorizuara nga te huajt për ta kuptuar këtë. Për tu kuptuar  me mirë me lexuesit  po  ju rikujtoj disa statistika e fakte për perceptimin e figurës se diktatorit komunist dhe diktaturës se tij qe kanë ndodhur e ndodhin çdo ditë ne  shatre tanë  e qe ne nuk i shohim ose me mire te themi,bëjmë sikur  e pastaj  kur na përplasin ne fytyre efektin publik te  tyre kërcejmë përpjetë  e nuk duam ta pranojmë si realitet. Sot Enver Hoxha dhe te gjithë bashkëpunëtorët e tij te ngushte janë zyrtarisht  “Heronj te Popullit”  apo mbajnë dekorata e tituj nderi nga me te lartët te dekretuar nga shteti shqiptar. Për 26 vjet politika shqiptare nuk mori asnjë  vendim për ti hequr e anuluar  ato  edhe pse për këtë çështje është debatuar shume here politikisht e publikisht .

Pasardhësi i tij  Ramiz Alia qe jetoi ne kohen post diktatoriale jetoi i qete  dhe  u varros me nderime  e protokoll shtetëror , ne shtrat topi, sikur te ishte  hero e jo autor i krimeve kundër njerëzimit.  Krimet e  diktaturës jo vetëm nuk u ndëshkuan por edhe nuk u zbardhen  ndërkohë që autoret e tyre te gjallë vazhdojnë te jenë pjese e rëndësishme  e politikës m sistemit gjyqësor dhe administratës shtetërore . Kundërshtarët  dhe viktimat e krimeve te Enver Hoxhës  dhe diktaturës se tij  nuk u rehabilituan plotësisht  juridikisht  , nuk u shpërblyen  dhe nuk u integruan ne shoqërinë post komuniste shqiptare . Rreth 6000 nga me shume se 10.000 te ekzekutuar  politike , shumica intelektuale e patriote te shquar , janë ende pa një vend  varri ndërkohë qe ne masë te afërmit e tyre nuk përfitojnë dëmshpërblim financiar pasi ligji  i ndërtuar nga  politika aktuale  i konsideron ata “terroristë”  sipas  neneve  te sajuara me të cilat i kishte dënuar  Enver Hoxha për te justifikuar ligjërisht  eliminimin fizik te tyre.

Pinjollët politike, juridike e gjenetikë te diktaturës,bashkëpunëtorë direkt apo bij , bija , nipër e mbesa te diktatorit dhe drejtuesve te tjerë te diktaturës komuniste  janë sot ne pushtet te votuar nga 1 milionë shqiptare  pjese e te cilave kanë qene edhe at qe u pyetën  nga sondazhi  OSBE- IDRA .Në se ta votojnë  bashkëpunëtorët e gjallë në krime te Enver Hoxhës  apo familjaret e tyre, u besojnë atyre jetën e tyre e familjeve te tyre nuk ka si te mos kenë edhe mendim te mirë për Hoxhën dhe diktaturën e tij . Ku është befasia  apo  mashtrimi këtu ? Por jo vetëm kaq ! Një gjë e ngjashme ndodh  edhe ne krahun tjetër atë zyrtarisht  “antikomunist”, PD-në . Në se 37 % e Këshillit Kombëtar te  PD-se , partisë qe merr e administron votën e antikomunisteve , kryesisht viktimave te diktaturës komuniste , votojnë e zgjedhin për Sekretar te Përgjithshëm  te PD-se  avokatin e besuar te familjes se Enver Hoxhës, shërbëtor ne disa breza tek kjo familje, ç’farë prisni te ndodhë. Kur duan votojnë e zgjedhin  shërbëtorin pse te mos kenë mendim pozitiv për pronarin e tij . Politika shqiptare në mënyre te përsëritur kremton ditët e festat simbol te komunizmit e enverizmit si 29 nëntorin, 5 majin, 24 majin e tije ndërkohë qe  politikanet e larte pozojnë me foto te diktatorit .Media gjithashtu është e  mbushur me lajme pozitive për Hoxhën nderke qe vejusha e tij e zeze  Nexhmija botohet e transmetohet ne faqe te par e krye-lajme  me audienca e lexime rekord . Histioriografët  zyrtar , pjesa me e madhe e tyre , vazhdojnë te mbajnë publikisht një qëndrim pozitiv për Hoxhën ndërkohë që në tekstet shkollore shkruhet pak apo aspak për krimet e tij. Solla vetëm pak  nga ajo qe ndodh ne Shqipërinë post komuniste ne raport me Enver Hoxhën dhe diktaturën e tij . Me thoni ju te nderuar miq  pse duhet te habitemi  nga rezultat e sondazhit  qe rezulton ne mase  pozitiv  për të. Ne se  do te huazonim një terme nga propaganda komuniste do te thosha që: “Enver Hoxha , ka qene e është midis nesh “ , Ai është kudo  , ne qeveri, ne opozitë, ne  administrate , ne histori , art kulture  ne shkolla . Ne pushtet  e i  paprekshëm, si ne diktaturën e tij . Duam apo nuk duam, ky është një realitet i trishtuar por i vërtetë e konkret  qe shohim dhe e prekim çdo dite. Prandaj këmbëngul. Qe nuk ka asgjë befasuese e të pa vërtetë ne sondazhin e OSBE -IDRA për të pervec faktit qe ai na teheq vemendjen ne ate qe ne nuk duam ta shohim ne përditesine tonë  .

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here