Ish-mbrojtësi legjendar i Holandës flet hapur: Ja futbollisti më i mirë në botë, Topin e Artë ta fitonte…

0
112

Ish-mbrojtësi legjendar i Holandës, Jaap Stam thotë se Lionel Messi vijon të mbetet futbollisti më i mirë në botë.

Stam do të dëshironte që Van Dijk të fitonte Topin e Artë pasi sipas tij zhvilloi një sezon të mrekullueshëm, shkruan “Goal”.

“Zakonisht mbrojtësit nënvlerësohen dhe njerëzit nuk mendojnë shumë për ta. Mendoj se sot kjo po përmirësohet dhe njerëzit kanë filluar ta vlerësojnë më shumë punën e një mbrojtësi”, ka thënë Stam.

“Por, golashënuesit fitojnë më shumë para dhe ata marrin më shumë vëmendje. Kështu ka qenë gjithmonë dhe do të jetë njëjtë edhe në të ardhmen”.

“Mendoj se Messi është lojtari më i mirë në botë. Nëse e shikon Topin e Artë dhe triumfin në garën për atë çmim prestigjioz, mendoj se ishte vendimi i duhur për t’ia dhënë Messit”.

“Do të më kishte pëlqyer ta kishte fituar Van Dijk sepse ai bëri një punë të mrekullueshme.  Por Messi e meriton atë, duke marrë parasysh se çfarë bën çdo vit duke shënuar gola dhe duke krijuar aksione, pavarësisht presionit që ka vazhdimisht”, përfundoi Stam.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here