Rezart Prifti flet për mungesë vizioni në sistemin arsimor: Diskriminim dhe fatalitet për brezat në vijim…

0
92

Detyra  e një sistemi edukimi është të krijojë principe të qytetarisë dhe bashkëpunime në grup. Në vendin tonë sistemi arsimor ka ceduar prej kohësh duke bërë që edhe niveli arsimor të mos jetë në nivelet e duhura.

Pedagogu Rezart Prifti në një intervistë në “ABC News” ka folur për mësimin online dhe vështirësitë me të cilat është përballur gjatë kësaj kohe në karantinë. Prifti u ndal te tre elementë kryesorë për të cilën sipas tij ka nevojë sistemi arsimor. Mungesa e vizionit , përgjegjshmëria dhe mungesë lidershipit sipas tij kanë ceduar sistemin arsimor.

“Mungesë vizioni, përgjegjshmërie dhe mungesë lidershipi. Ky sistem ka nevojë për lidership që nga Ministria e Arsimit nuk vjen asnjëherë”, u shpreh ai.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Juli Xhokaxhi, Prifti tha se  urdhërat e nxjerrë nga ana ligjore tregon mungesë vizioni. Vendimet e marra sipas tij nuk janë të studiura.

“Sistemi po cedon nga themelet, vijnë njerëz të papërgatitur në auditore. Të rinjve po u krijohet një iluzion që kanë shkollë: “e kam kartonin, jam me diplomë”, është shprehja e tyre. Ne jemi akoma te simbolika e kartonit. Ne kemi një sistem arsimor që nuk ka lidhje me tregun, por mësojnë vetëm gjëra teorike”, tha Prifti.

Ndër të tjera Pedagogu sqaroi se kurikulat në vendin tonë nuk kanë ndryshuar asnjëherë, ndërsa shtoi se me këtë sistem do të përballemi me një diskriminim dhe fatalitet për brezat në vijim.

“Nëse do të jetë kjo mendësi do të kemi një përshkallëzim për keq të shoqërisë shqiptare. Mungesa e dhënies së shanseve të barabarta me këtë sistem sjell një problem shumë të madh”, u shpreh ai

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here