Rama i kthehet historisë së tepsisë

0
436

Kryeministri Edi Rama në ndalesën e radhës për fushatën e llogaridhënies publike, deklaroi se PS nuk erdhi në pushtet për të marrë tepsinë, por për ta çuar atë për skrap.

Teksa fliste para qytetarëve të Tiranës tek Amfiteatri i Liqenit Atrificial, kreu i qeveri tha se kundërshtari më i madh i PS është vet vetja, ndërsa tregoi bindshëm se askush tjetër nuk e mund partinë e tij.

“Falënderoj dhe përgëzoj Bashkinë e Tiranës për këtë transformim të domosdoshëm të këtij anfiteatri që po merr formën që ka merituar dhe meritojnë të gjithë qytetarët qe frekuentojnë këtë park. Ne do bëjmë llogaridhënien qeverisëse që do të fusë në ‘sitë’ të gjithë administratën dhe ku do të përfshihen edhe ministrat. Këto që dolën para meje, ishin 4 zv/ministra në dikastere të rëndësishme. Të gjithë e kanë votuar PS por askush prej tyre ska pasur rol drejtues në PS. Janë njerëz që vijnë nga ajo pjesë e shoqërisë që është e gatshme të kontribuojnë për ndryshimin. Ne kemi marrë votën jo për të marrë tepsinë për vete, por për ta çuar atë për skrap. Hallet dhe problemet e qytetarëve duhet ti heqim për t’u bërë bashkë. Kemi ardhur këtu për t’ju thënë se ka plot gjëra që s’janë në rregull. Duke nisur gjithmonë nga vetja. Nga vetja sepse problemi më i madh, dhe kundërshtari më i madh i PS është vetja. S’na mund dot askush tjetër kjo dihet. Por që ne të bëjmë realitet gjera të cilat mund t’i bëjmë realitet, duhet të jemi vetëkritik dhe të nxjerrim më të mirën nga vetja”, tha Rama.
vijon…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here