COVID-19/ Deri tani 55 gazetarë kanë humbur jetën dy muajt e fundit…

0
101

Dhjetëra gazetarë kanë vdekur në të gjithë botën nga koronavirusi në dy muajt e fundit, sipas organizatës zvicerane PEC (Press Emblem Campaign), duke kritikuar kështu se punonjësit e mediave u mungon mbrojtja.

 

Një ditë para Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, 3 maj, kjo organizatë paralajmëron se shumë gazetarë po rrezikojnë veten gjatë krizës së COVID-19.

Që nga 1 mars, PEC tha që kishte regjistruar vdekjen e 55 punonjësve të mediave nga koronavirusi në 23 vende.

“Gazetarët janë në rrezik të madh në këtë krizë shëndetësore sepse ata duhet të vazhdojnë të informojnë, duke shkuar në spitale, duke intervistuar mjekë, infermierë, udhëheqës politikë, specialistë, shkencëtarë, pacientë”, tha PEC në një deklaratë.

Sipas ‘voaneës’, PEC tha që në disa vende nuk u zbatuan masat e nevojshme mbrojtëse si; distancimi, mbajtja e maskave, masat higjienike dhe karantina.

Sakaq, Ekuadori ishte vendi më i goditur sa i përket gazetarëve, me të paktën 9 gazetarë të vdekur nga koronavirusi, i ndjekur nga Shtetet e Bashkuara me 8, Brazili me 4 dhe Britania dhe Spanja me nga 3.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here