Banditi” i Veliajt në protestë, i dënuar me 12 vjet burg për vrasje në Itali

0
80

Ditën e sotme, anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi publikoi në rrjetet sociale foton e një të riu nga protesta e djeshme e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku kërkoi identifikimin e tij, pasi ishte i infiltruar i Erion Veliajt dhe ka ofenduar me gjuhën më banale dhe ordinere dhe ka kërcënuar dhe shantazhuar të rinjtë e FRPD-së.

Ndërkohë, sipas gazetarit Telnis Skuqi, i riu në foto është shtetasi Ervin Zela, i cili rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatatat italiane me 12 vite burgim për vrasjen e një biznesmenti.

Gazetari shkruan më tej në postimin e tij, se Ervin Zela është rekrutuar qëllimisht nga kryebashkiaku i Tiranës për të terrorizuar dhe ndikuar mbi protestuesit që thjeshtë kërkojnë që paratë e vjedhura të kthehen në të mirën publike.

Sipas Skuqit, ky gjest tregon një mungesë të theksuar të respektit për ligjin dhe të drejtësisë.

Kujtojmë se në protestën e djeshme kishte shumë të infiltruar në protestë, që filmonin qytetarët, teksa pas mbarimit të protestës, ata u sulën për të arrestuar dhunshëm qytetarët, edhe pse ishin me asnjë simbol apo mjet identifikimi

Postimi i gazetarit:

Në një shoqëri demokratike, roli i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është të përfaqësojë dhe të mbrojë interesat dhe integritetin e qytetarëve të tij.

Ervin Zela, i dënuar me formë të prerë nga gjykatat italiane me 12 vite burg për vrasjen e një biznesmeni, është rekrutuar qëllimisht nga kryebashkiaku i Tiranës për të terrorizuar dhe ndikuar mbi protestuesit që thjeshtë kërkojnë që paratë e vjedhura të kthehen në të mirën publike.

Kjo sjellje e papranueshme e kryebashkiakut në Tiranë nuk duhet të shpëtojë pa pasur pasoja të rënda.

Përveç ndotjes së imazhit të qytetit dhe institucioneve lokale, kjo gjest tregon një mungesë të theksuar të respektit për ligjin dhe të drejtësisë.

Kryebashkiaku duhet të përballet me përgjegjësi për veprimet e tij dhe të paguajë për shkeljen e ligjit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here