Fatmira Hajdari heq dorë nga çështja “Basha”: Për të shmangur çdo paragjykim

0
111

Gjyqtarja Fatmira Hajdari ka dhënë sot dorëheqje nga çështja e Bashës.

Ditën e sotme ishte parashikuar që të mbahej seanca në Gjykatën e Apelit, por pas heqjes dorë nga çështja të Hajdarit, kjo gjë është e pamundur.

Gjyqtarja Hajdari ka thënë se e ka marrë këtë vendim për të mos patur paragjykime, pasi Lulzim Basha kishte qenë në shtëpinë e saj për përkujtimin e bashkëshoritit të ndjerë Azem Hajdari. Pak kohë më parë Prokuroria apeloi çështjen e Bashës për lobimin rus, të cilën Gjykata vendosi që ta pushojë për mungesë provash.

Gjykata e Tiranës rrëzoi akuzat ndaj Bashës, Ristanit dhe Dervishit për falsifikim formularësh në çështjen e lobimit pasi nuk ekzistojnë prova. Në 41 faqe vendim të gjykatës së Tiranës thuhej se nuk ekziston fakti penal. Sipas hetimit gjyqësor ka rezultuar se PD s’ka pasur kontratë lobimi me kompaninë “Biniada Trade”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here