Burrel/ Terrorizon banorët 17-vjeçari, qëlloi me armë në ajër…

0
183

Një 17-vjeçar ka terrorizuar me armë banorët e lagjes “Drita” të Burrelit, teksa ka qëlluar në ajër. Ndërkohë që policia ësëhtë vënë në ndjekje të tij duke i vënë edhe pranmgat shtetasit 17 vjecar me inicialet  L.M

Në njoftimin e policisë thuhet se: arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen “Drita”, të qytetit Burrel, ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër dhe më pas është larguar. Si rezultat i një pune të mirëorganizuar nga shërbimet e policisë Mat, u arrit të identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i kësaj ngjarje. Vijon puna për gjetjen e armës që ka përdorur autori.

Por mësohet se 17-vjeçari në polici ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjë arsye apo konflikt të qëllonte, duke u shprehur se ka vepruar kot. Megjithatë ai nuk ka treguar se ku e ka gjetur armën.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale “ Prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “ Prishje e qetësisë publike”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here