Masakroi me thikë babanë dhe nënë, ja çfarë bën pas kësaj…

0
172

Nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të rënda që mori nga hedhja prej katit të 3-të të pallatit ku jetonte.

Bëhet fjalë për të riun me inicialet B. S., 25 vjeç i cili mbrëmjen djeshme rreth orës 22:05 minuta qëlloi me thikë dhe la të plagosur babain dhe nënën e tij.

Të tre, burrë e grua dhe djali i tyre u dërguan në gjendje të rëndë në spital, por mëngjesin e sotëm Policia e Tiranës ka bërë të ditur se djali ka ndërruar jetë.

Njoftimi i Policisë së Tiranës për ngjarjen:

Informacion paraprak

Më datë 05.05.2018, rreth orës 22:05, është dërguar në QSUT shtetasi B. S.,  rreth 25 vjeç, në gjendje të rëndë, i hedhur nga kati i tretë i banesës në rrugën “Nasi Pablo”, i cili ka ndërruar jetë gjatë natës.

Gjithashtu kanë shkuar në spital, të dëmtuar me mjet prerës, i ati, shtetasi E. S., rreth 60 vjeç dhe e ëma, shtetasia A. S., rreth 53 vjeç.

Nga hetimet e kryera deri tani rezulton se 25 vjeçari pas një grindje ka goditur babain dhe më pas nënën me thikë.

Pas këtyre veprimeve 25 vjeçari është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here