Daily Mail: Skandali Rama-McGonigal u zbulua nga dashnorja e zemëruar

0
168

Edhe gazeta më e madhe britanike, Daily Mail, i bën jehonë lajmit se skandali i lidhjes mes Charles McGonigal dhe Edi Ramës është zbuluar nga dashnorja e zemëruar e ish-zyrtarit të lartë të FBI.

“Charles McGonigal, ish-agjenci special në krye të Divizionit të Kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, dyshohet se u denoncua në byro nga ish-dashnorja e tij, Allison Guerriero, pasi i dha fund lidhjes mes tyre dhe deklaroi se nuk do e linte gruan e tij për të.Gjatë kohës që ishte me McGonigal, Guerriero tregon se zbuloi një çantë me para në apartamentin e tij në Park Slope në tetor të vitit 2017. Kur ajo e pyeti për këtë, ai pretendoi se i kishte fituar paratë përmes bixhozit në një lojë bejsbolli.

Guerriero pretendon se McGonigal bënte shpenzime luksi për të- shumë më tepër nga sa do ia lejonte zakonisht paga e tij e FBI-së.

Ai i jepte asaj dhurata prej 500 ose 1000 dollarë për ditëlindje dhe për Krishtlindje- dhe madje njëherë i dhuroi 100 dollarë një të pastrehu në rrugë.

Ajo vendosi t’i vinte kapak lidhjes së tyre vetëm pasi zbuloi se ai ishte i martuar me dy fëmijë adoleshentë dhe donte të mbetej i tillë, duke qëndruar me gruan, të cilës i referohej si ish-gruaja.

Pasi kishte pirë dhe në gjendje xhelozie, Guerriero i dërgoi një email direkt shefit të McGonigal, William Sweeney, i cili ishte në krye të FBI-së në Nju Jork.

Aty ajo zbuloi detaje të lidhjes dhe marrëdhënieve të ngushta që kishte vënë re se McGonigal kishte me kontaktet e tij në Shqipëri.

McGonigal ishte miqësuar me kryeministrin e Shqipërisë dhe kishte shkuar disa herë në këtë vend,” thekson gazeta.

Xhelozia e saj disa herë kaloi edhe në tepri, pasi njëherë përfundoi në burg sepse kishte ngacmuar gruan e McGonigal, Pamelën dhe fëmijët e saj.

Ndaj saj u vendos një urdhër-ndalimi sepse kishte dërguar disa emaile të ndyra dhe se i kishte telefonuar të paktën 20 herë gruas dhe fëmijëve të tij brenda një dite.

ImageImageImageImageImage

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here