Kronika shkurt

0
143

drogGjirokastër, bllokohen 220 kg drogë, në kërkim poseduesi

 

Nuk kanë të ndalur dërgesat me drogë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Gjatë ditës së djeshme policia e Gjirokastrës ka sekuestruar sërish një tjetër ngarkesë me 220 kg kanabis në një aksion të zhvilluar në orët e para të ditës së djeshme, ndërsa ka shpallur në kërkim transportuesin e lëndës narkotike. Rreth orës 01:50, specialistët e Sektorit kundër Narkotikëve në Drejtorinë e kësaj policie konstatuan lëvizjen me shpejtësi të një automjet tip “Mercedes-Benz” me targa false GJ 4868 A dhe xhamat e zinj në aksin rrugor Kordhocë – Gjirokastër. Efektivët e antidrogës së bashku me dy efektivë të qarkullimit rrugor u përpoqën të ndalonin automjetin, por drejtuesi i tij nuk iu përgjigj urdhrit të ndalimit dhe u largua me shpejtësi në drejtim të Gjirokastrës. Në hyrje të qytetit makina devijoi nga rruga nacionale duke u futur në një rrugë të brendshme të qytetit në drejtim të lagjes “Zinxhira”. Drejtuesit braktisi makinën mes magazinave që ndodhen në këtë lagje duke u larguar me shpejtësi, falë edhe mjegullës së dendur dhe errësirës. Efektivët e antidrogës dhe ata të Komisariatit të Policisë Gjirokastër u vunë në ndjekje të autorit, por nuk arritën ta ndalonin. Ndërkaq nga këqyrja që iu bë automjetit tip “Mercedes-Benz” u gjetën në bagazh dhe në pjesën ku vendoset sedilja e pasme 48 pako të mëdha të mbështjella me letër natriban me peshë nga 3.5 deri në 5.9 kilogramë secila gjithsej 220.2 kilogramë marijuanë.

 

 

Dënimi i Kumbaros, Anglia intensifikon kërkimet për ish-SHIK-sin

 

Kur është mbushur një vit nga zhdukja misterioze e Ilir Kumbaros, i cili ishte në pritje të seancës së ekstradimit nga Londra drejt Shqipërisë, policia metropolitane thotë se ka intensifikuar përpjekjet e saj për gjetjen e vendndodhjes së ish-shefit të shërbimit sekret të Tiranës.Murray Duffin, nga njësia e ekstradimeve në Scotland Yard, thotë për gazetën britanike “The Daily Star” të Londrës se lajmi i dënimit të tij ka përforcuar përpjekjet për të sjellë Kumbaron përpara drejtësisë. Ish-drejtuesi i SHISH-it, 59-vjeçari Kumbaro, arriti të arratisej nga Londra në nëntor të 2011, në kohën kur ishte liruar me kusht për t’u paraqitur në seancën e radhës për ekstradimin e tij, në Gjykatën e Westminster-it, seancë e cila do të vendoste për fatin e tij, i cili me shumë gjasa do të ishte dërgimi në Tiranë për t’u përballur me drejtësinë për akuzat e zhdukjes dhe vrasjes së biznesmenit Remzi Hoxha. Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Kumbaron me 15 vite burg. Zyrtarët britanikë nuk japin hollësira, nëse Kumbaro është ende në Britani apo nëse ka mundur të largohet prej territorit britanik. Nëse Kumbaro është larguar nga Britania, kërkimet e tij bëhen akoma më të vështira, se sa nëse do të ndodhej në territorin britanik. Ndaj tij, që prej një viti, është lëshuar urdhër ndërkombëtar arresti.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency