Përfundon takimi Haradinaj- Mustafaj: Ja kushtet e AAK-së për të hyrë në koalicion me LDK-në

0
114

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi nje takim me kreun e LDK-së, Isa Muatafa.

Në një deklaratë për mediat pas takimit, ai theksoi se kërkohet një qeveri me mandat të plotë nga parlamenti dhe se AAK do të japë mbështetjen e saj.

“Paradite kam pasur një takim me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe aty kemi biseduar se çka na pret në të ardhmen. Ende nuk ka ndodhur mandatimi zyrtar, deri në momentin kur nuk e kemi mandatarin nuk mund të flasim për aspekte tjera. Megjithatë situata është kjo e kemi një qeveri të rrëzuar me 2/3 në parlament. Ajo është qeveri në detyrë, por kërkohet një qeveri me mandat të plotë nga parlamenti. AAK do ta jap përkrahjen. I kemi kthyer një shkresë zyrtare LDK-së, ku kemi cekur temat që kanë rëndësi për neve. Për mua është e rëndësishme rritja e përkrahjes për institucionet e sigurisë, pastaj e rëndësishme është autostrada e Dukagjinit, dhe e treta temë është pakoja fiskale pas pandemisë, po ashtu çështja e demarkacionit”, tha Haradinaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here