U izolua pasi takoi gazetarin e infektuar, ja përgjigja e testit për Zoran Zaev

0
102

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, ka rezultuar negativ në testin e koronavirusit.

Lajmin e ka konfirmuar Ministri i Shëndetësisë Venko Filipche të Premten, raporton agjencia e lajmeve “MIA“.

Paradite u raportua se Zoran Zaev dhe drejtuesi i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski janë vetëizoluar, pas kontaktit që kishin pasur me një gazetar të infektuar.

“Rekomandimet për një izolim njëjavor për të dy drejtuesit e partive janë në fuqi, duke marrë parasysh kontaktin e tyre me personin e infektuar një javë më parë. Të gjithë ata që kanë kontaktuar me ta nuk kanë asnjë rrezik dhe nuk duhet të testohen”, tha ministri FIlipche në një konferencë për shtyp.

Gazetari aktualisht mjekohet në spitalin me qendër në Shkup dhe është në gjendje të qëndrueshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here